Ambasadorja Amerikane Yuri Kim ka sqaruar edhe njëherë deklaratën e dhënë ditën e djeshme lidhur me zgjedhjet në Shqipëri. Sërish, me anë të një postimi në Twitter, ajo ka theksuar se nuk ka mbështetur asnjë kandidat apo parti, por vetëm të drejtën e qytetarëve për të shprehur vullnetin e tyre me votë.
Ndër të tjera, ajo ka shtuar se Amerika i ka paralajmëruar të gjithë ata që do të ndikojnë në proces duke blerë vota, apo në forma të tjera.
“Kjo NUK është ajo që thashë / mendoja. Ja çfarë thashë: SHBA NUK mbështet ndonjë kandidat apo parti të veçantë. SHBA mbështet të drejtën e qytetarëve për të shprehur vullnetin e tyre përmes votës së tyre. SHBA paralajmëron ata që e mohojnë këtë të drejtë duke blerë vota ose duke frikësuar votuesit,”-shkruan Kim.
Sqarimin, Kim e ka shoqëruar me videon e analistit Artur Zhei, i cili i ftuar në “Pikat mbi i”, tha se ambasadorja i ngjasonte me një opozitare që fliste shumë mirë gjuhën angleze.