Nëse në telefonin tuaj këto ditë po vijnë më shumë mesazhe, telefonata, reklama nga agjenci të ndryshme marketingu apo dhe parti, kjo do të thotë se të dhënat tuaja po përdoren nga dikush tjetër, ose në rastin më të keq do të keqpërdoren.
Brenton Bënja, Gazetar teknologjie, Geek Room: Bëhet fjalë për 533 milionë llogari në Facebook nga e gjithë bota, të cilat janë bërë publike. Nga Shqipëria bëhet fjalë për 506 mijë llogari.
Një person të cilit i janë ekspozuar këto të dhëna do të gjendet përballë një breshërie telefonatash dhe mesazhesh nga Call Center-at, me shumë mundësi një përdorim i këtyre të dhënave gjatë fushatës elektorale. Dhe më e keqja, që nuk ja uroj askujt, ndaj formave të ndryshme të shantazhit.
Këtë llogari të dytë, ti mund ta përdorësh për të cenuar persona të tjerë, për qëllime pedofilie, dhe në fund të ditës je ti personi që do të përballesh me akuzat nga autoritetet, nëse dikush të akuzon ty.
Ka një mënyrë se si ne mund ta vërtetojmë nëse të dhënat tona janë tashmë pjesë e kësaj Database. Në platformën geekroom.al, gjejmë artikullin e parë të publikuar në faqen tonë, nga aty klikojmë në faqen “Have i pwoed” dhe vendosim numrin tonë të telefonit me prefiksin +355. Në rast se ekrani shfaqet jeshil, do të thotë që të dhënat e tua nuk janë publikuar, porn ë rast se është I kuq ekrani, do të thotë që të dhënat tona janë pjesë e Database-s.
Në person gjëja e parë qe e rekomandojmë të bëjë është të denoncojë, që numri I tij rezulton në këtë listë të dhënash. Kaq për momentin. Por në rast, se këto të dhëna do të përdoren, kjo mund të jetë një mënyrë dhe provë e mirë për të treguar se ti i ke paraprirë kësaj situate dhe nuk je ti personi që e ka kryer atë krim, apo kundravajtje.
Personat që e kanë organizuar dhe mbledhur gjithë këtë Database, sigurisht që po përfitojnë prej saj, duke I shitur këto të dhëna, nëpër Call Center-a, kompani dhe parti.
Momentalisht në platformën e komunikimit Telegram po shiten të gjitha profilet. Flasim për shifra 20 dollarë për një profil dhe nëse janë me shumicë p.sh. për 10 mijë profile, çmimi shkon 2 dollarë profili.