“Rritja konstante e numrit të të infektuarve na detyron të marrin masa të reja për të përballuar pandeminë”.
Kështu deklaroi Kryeministri italian Giuseppe Conte i cili në një konferencë shtypi ilustroi tre zonat me të cilët është ndarë vendi në varësi të rrezikut pandemik e masat që do të aplikohen në to.
Në zonën PORTOKOLLLI bëjnë pjesë rajonet;
Puglia
Sicilia
MBYLLJE e plotë e bareve e restoranteve e lokaleve e do të lejohen vetëm ushqim për tranport.
Nuk do të nevojitet model autocertifikimi për motivin e daljes nga shtëpia por do të ndalohet hyrja e dalja e pamotivuar në këto rajone si dhe lëvizja ndër komunat e të njëjtit rajon.
Nëse do të jetë e nevojshme do të kryhet autocertifikim i motivuar.
Në zonën e KUQE çka nënkupton lockdown të plotë, janë këto rajone;
Calabria
Piemonte
Valle d’Aosta
Lombardia
Nuk lejohet lëvizja as brenda komunave brenda të njëjtit rajon, as lëvizja e pamotivuar nga banesa. Dalja nga shtepia do të lejohet vetëm për motive pune, shëndeti e urgjence.
Do të mbyllen të gjitha aktivitetet tregtare me përjashtim të atyre ushqimore, farmaci e gazetashitës. Do të mbyllen dhe parukeritë e berberët.
Në zonën e VERDHË bëjnë pjesë këto rajone:
Abruzzo,
Basilicata,
Campania,
Emilia-Romagna
Lazio,
Liguria.
Orari i lëvizjes për banorët në këto zona është i ndaluar prej orës 22.00 deri në 5 të mëngjesit
Baret, lokalet, restorantet do të mbyllen më ora 18.00. Deri më ora 22.00 kundvtë keydjnë shërbim me transport.
Masat e kufizimet në rajone hyjnë në fuqi më 6 nëntor 2020 e me afat 15 ditor ndërsa masat e ndërrmarra në nivel kombëtar e të aprovuar në dekretin e ri do të jenë në fuqi deri më 3 dhjetor 2020.Diten e sotme Italia njoftoi për 30,550 raste të reja dhe 352 vdekje nga Covid-19, ndërsa nga nisja e pandemisë numëron 790,377 të infektuar dhe rreth 40 mijë viktima