Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet 3D të projektit të portit të Durrësit. Investimi që od të kushtojë 2 miliard euro do të ndërtohet nga kompania EMAAR Group.
Rama ka zgjedhur sot ta ndajë me ndjekësit e tij pamjet e projektit, pas prezantimit zyrtar që bëri mbrëmë në qytetin bregdetar.
“Mirëmëngjes Durrësi”, shkruan Rama krahas videos.
Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme në prezantimin e masterplanit për transformimin e portit të Durrësit në turistik, që zgjodhi ta bëjë në javën e fundit të fushatës elektorale, kryeministri Edi Rama u shpreh se qyteti bregdetar do të kthehet në portën tregtare të Ballkanit.