Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Raçë të Gjakovës në Kosovë. Express raporton se nga aksidenti kanë vdekur tre persona, të cilët dyshohet se janë shtetas të Shqipërisë.
Zëdhënësi i Policisës së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj tha se viktimat u gjetën brenda në makinë gjatë orëve të para të mëngjesit pa shenja jete.
“Ju njoftojmë se sot rreth ores 07:40 policia është njoftuar për një aksident në Fshatin Raçë .Patrullat policore kanë dalur në vendin e ngjarjes ku kanë vërejtur se brenda veturës e cila kishte dalë jashtë rruges kanë qenë 3 persona. Në vendin e ngjarjes kanë daluë ambulanca , zjarrëfikësit , policia e trafikut si dhe prokurori. Nga ana e personelit mjeksor në vendin e ngjarjes është konstatuar se personat që gjendeshin brenda veturës ishin pa shenja jete”, tha Gjurkaj.
Vijon