Në orën 5 të mëngjesit të sotëm, fshati Katund i Ri në Elbasan është tronditur nga një shpërthim eksplozivi.
Sulmi është bërë në shtëpinë e të arratisurit nga drejtësia, Talo Çelës. Por, shtëpia ka qënë e pabanuar prej kohësh ndaj aty janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Ky sulm vjen pas një goditje tjetër që atentatorët i dhanë Talo Çelës disa muaj më parë, duke i vrarë vëllanë e tij, taksistin Bujar Çela.
Policia ka nisur hetimet për gjetjen e autorëve, të cilët duket se po e kërkojnë Çelën krahas saj. Talo Çela akuzohet për grabitje dhe vrasje.