Kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar sot në parlamentin e Gjermanisë se situata nga koronavirusi është mjaft serioze.
Merkel theksoi se vala e tretë e pandemisë po mbretëron në shtetin gjerman.
“Fatkeqësisht, duhet ta themi sërish… vala e tretë e pandemisë po mbretëron në vend”, tha Merkel.
“Ne nuk mund t’i lëmë vetëm mjekët dhe ndihmësit shëndetësorë. Ata nuk mund ta fitojnë vetëm këtë betejë. Ata kanë nevojë për mbështetjen e shtetit, politikës, shoqërisë, ne qytetarëve, të gjithëve ne”, theksoi ajo.
Kancelarja kërkoi mbështetjen parlamentare për shtesën e rëndësishme në ligjin e mbrojtjes shëndetësore.