Kryeministri Edi Rama është ndalur ditën e sotme me të rinjtë në Tiranë, ku nuk ka lënë pa komentuar edhe patronazhistët që ditët e fundit është bërë çështje politike dhe temë diskutimi në opinionin publik.
Rama i është drejtuar edhe Presidentit Ilir Meta i cili tha se patronazhistët duhet të jepnin dorëheqjen. Kryeministri është shprehur se patronazhistët e njohin mirë Metës por edhe ata që kanë dalë kundër tyre.
“Ju jeni patronazhistë si ju ka plotë të tjerë. Në këto ditë fjala patronazhistë është lakuar shumë. Por përdoret prej disave si fjalë për të krijuar idenë e gogolit që ka dalë në Tiranë dhe vëzhgon e kontrollon njerëz. Por Patronazhsiti nuk është figurë që u shpik në Shqipëri. Nuk e krijuam ne. Është figura kyçe e historisë së zgjedhjeve dhe përballjeve mes dy partive më të mëdha të botës. Republikane dhe Demokratike në SHBA. Patronazhisti është ai që angazhohet që aty jeton e banon të trokas në një numër caktuar dyersh. Të komunikojë me kategori të ndryshme të mbajë shënim se çfarë perceptimi ka. Majtas, djathtas të lëkundur. Le të thonë ç’të duan ata. Por patronazhimi është klasa e parë e shkollës së madhe politike. Kush ka ambicie për të shkuar në klasa të larta fillon nga patronazhimi. Por nga ana tjetër mund të vijojë të jetë patronazhist”
“Mesazhi im duke filluar nga Ilir Meta. Patronazhistëve tu merrni të keqen. Edhe mos e harroni. Patronazhistët ju njohin. Ne ju njohim juve dhe po vijmë pas jush. Do e shikoni pas 25 prillit se sa mirë ju njohim ne juve. Do e kuptoni pse ju kemi mundur ju mundim dhe do t’ju mundim. Sepse PS nuk është Edi Rama. Edi Rama është vetëm patronazhisti më i gjatë.”