Modelja spanjolle-argjentinase dhe influencuesja e Instagram-it, Georgina Rodríguez, do të jetë pjesë e dokumentarit ‘Georgina’, një dokumetar i ri në gjuhën spanjolle për jetën dhe karrierën e saj si një yll i mediave sociale.
Rodríguez, 27-vjeçare, e cila është e dashura e super yllit të futbollit Cristiano Ronaldo, postoi një imazh në llogarinë e saj në Instagram të Enjten (15 Prill) duke thënë se ishte shumë e emocionuar dhe e lumtur për projektin e ri e re.
Georgina, do të tregojë pas kamerave të gjithë jetën e saj, nga jetesa në një prej lagjeve më të varfëra të provincës spanjolle Haca, burgosja e të atit për shkak se ishte pjesë e një grupi që merrej me kontrabandë kanabisi nga Maroku në Spanjë, sgi edhe zhvendosja në moshën 18 vjeçe në Londër për të ndjekur ëndrrat e saj. Atje ajo studioi gjuhën anglezen, merrte mësime vallëzimi, ndërsa punonte edhe si kamariere për të siguruar jetesën.
Ndalesa tjetër ishte Madridi, fillimisht duke punuar si shitëse në shtëpinë italiane të modës së lartë Gucci. Temperamenti i saj latin dhe silueta e përsosur e bënë atë shumë shpejt të dallohej në industrinë e modës si modele, duke krijuar bashkëpunime me revista të tilla si Grazia, Men’s Health, Women’s Health, Glamour, ndërsa ajo ishte gjithashtu fytyra kryesore e fushatës së të brendshmeve dhe bikinive të Yamamay.