Qeveria ruse deklaroi që do të dëbonte të gjithë diplomatët çekë nga Rusia si hakmarrje për dëbimin e 18 diplomatëve rusë nga Çekia. Rusia u dha 20 diplomatëve Çekë vetëm 24 orë kohë për t’u larguar nga vendi.
Republika Çeke dëboi të Shtunën 18 diplomatë rusë, duke u dhënë atyre 72 orë kohë për të lënë vendin, pasi deklaroi që dy spiunë të dyshuar rusë të akuzuar për një helmim me agjent nervor në Britani në 2018 ishin pas një shpërthimi vdekjeprurës në një depo çeke municionesh katër vjet më parë.
Departamenti i Shtetit i SH.B.A-së e lavdëroi vendimin e Pragës ndaj “veprimeve përmbytëse të Rusisë në tokën Çeke”. Dëbimi i diplomatëve midis Rusisë dhe amerikës nuk ka munguar pasi të dyja shtetet deklaruan se do të dëbonin diplomatët e njëri-tjetrit. Kjo lëvizje ka shtuar tensionet midis Rusisë dhe perëndimit që janë tashmë në nivele të larta për shkak të lëvizjeve uhstarake të Rusisë afër kufirit me Ukrainën dhe Krimenë.