Ditën e djeshme, në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve u bë me dije se duke filluar nga dita e sotme të gjithë personat që hyjnë në vendin tonë nga Maqedonia e Veriut ose nga Greqia, do të duhet t’i nënshtrohen karantinës 14-ditore.
Gjithashtu një tjetër vendim i marrë nga Komiteti është edhe rikthimi fizikisht në klasa i nxënësve të viteve të para dhe të dyta të shkollave të mesme. Maturantët janë rikthyer në klasa në fillim të këtij muaji dhe me përmirësimin e situatës pandemike është vendosur e njëjta gjë edhe për vitet e para dhe të dyta në gjimnaz. Ndërsa universitetet do të vijojnë mësimin online.
Masat e tjera anti-Covid të vendosura më parë mbeten të pandryshuara.