Në konferencën e jashtëzakonshme për mediat Presidenti Ilir Meta kërkoi nga Policia e Shtetit të bëjë detyrën.
“Nuk dua më jo një pikë gjaku të derdhet për zgjedhjet, por asnjë pikë loti. Secili të votojë sipas bindejs së tij. Do i jap edhe mandatin e presidentit Edi Ramës nëse merr 71 mandate në mënyrë demokratike, ama u prek një votë të gjejë vrimë ku të futet. Sepse nuk i vajtën militantët e opozitës atje. Ndaj Kejdi të lutem ju shpesh nuk më dëgjoni, po kam pak eksperiencë më shumë në këtë pyete Gramozin nëse duan portrete të Ramës sot, në vendet ku janë banderolata tuaja, vi unë dhe s’e kam fare për turp.” u shpreh Meta.