Presidenti amerikan Joe Biden komentoi mbi gjyqin e vrasësit së George Floyd duke thënë që tani ka “drejtësi” pasi juria e Minesotës e shpallën ish-oficerin e policisë Derek Chauvin fajtor për të gjitha pikat e vdekjes së Floyd, vitin e kaluar.
“Asgjë nuk mund t’a kthejë në jetë George Floyd, por të paktën tani ka drejtësi “u shpreh presidenti amerikan Joe Biden. “Tani u dëshiroj të kaloj projekt-ligjet e reja që të përmirësojmë kushtet e jetesës për minoritet në Amerikë si dhe të modernizojmë dhe riformojmë policinë tonë” tha Joe Biden.
Nënpresidentja Kamil Harris, gjithashtu foli me familjen e Geroge Floyd duke thënë që kjo ishte një ditë “drejtësie” në Amerikë. ” Në emër dhe kujtim të George Floyd, ne do të sigurohemi që trashëgimia e tij të jetë e paprekur dhe se historia t’a mbajë mend këtë moment” u shpreh Harris.
Presidenti Joe Biden gjithashtu foli me familjen e George Floyd të Hënën pasi juria e kishte dënuar Derek Chauvin duke thënë që ngushëlliet e tija ishin me ta dhe popullin amerikan.