Ambasadorët e BE-së, OSBE-së edhe OKB-së kanë publikuar një video-mesazh lidhur zgjedhjet e 25 prillit. Përfaqësuesit e lartë bëjnë thirrje që të zhvillohen zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke i vlerësuar si ngjarja më e rëndësishme për demokracinë. Gjithashtu ata apelojnë qytetarëve që të mos e shesin votën.
“Së shpejti kemi zgjedhje në Shqipëri. Për demokracinë janë ngjarja me rëndësishme. Vota jote është e jotja. Nuk është dhuratë. Ndaj mos e fal atë”, thuhet në videomesazh.
MESAZHET:
Elsa Hastad, Ambasadore e Suedise: Së shpejti do të kemi zgjedhje këtu në Shqipëri
Fiona McCluney, kordinatore e OKB: Dhe për demokracinë zgjedhjet janë ngjarja më e rëndësishme.
Markos Alonso Alonso: Vota jote është e jotja
Peter Japelj, ambasador i Sllovenisë: Nuk është dhuratë
Vincenzo del Monaco, kryetar i Prezencës së OSBE: Prandaj mos e fal!
Momtchil Raytchevski, ambasador i Bullgarisë: Dhe mos e shit!
Yuri Kim, ambasadore e SHBA: Në ditën e votimeve, voto!
Luigi Soreca, ambasador i BE: Dhe vendos ti për të ardhmen e vendit!