Mediat italiane raportojnë se një shqiptar është arrestuar në lidhje me sulmin në Nicë të Francës në 2016, ku 86 persona humbën jetën.
Po sipas mediave, shqiptari i arrestuar është identifikuar si Endri Elenzi, ndërsa operacioni për arrestimin e tij u bë të mërkurën në Sparanise rreth 40 kilometra në veri të Napolit.
Për Elnezin kishte një urdhër-arrest të lëshuar nga Franca, me pretendimin se ka ofruar armë për sulmuesin Mohamed Lahouaiej Bouhlel.
Bouhlel ishte vrarë nga Policia pasi ai me kamion kishte goditur turmën e njerëzve që ishin mbledhur në “Promenade des Anglais” të Nices, që ishin mbledhur për të shikuar spektaklin e fishekzjarrëve në Ditën e Bastillës.
Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin e 14 korrikut të vitit 2016. Autoritetet franceze kanë thënë se Bouhlel, një shtetas tunizian me banim në Francë, ishte inspiruar nga propagandat e grupit ekstremist.
Prokurorët anti-terror në Francë vitin e kaluar kanë bërë kërkesë formale që nëntë të dyshuar të përballen me gjykim në lidhje me sulmin.