Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Vaqarr të Tiranës, ku u ndalua një makinë me ushqime e Elvis Naçit pasi dyshohej se po përdorej për blerje votash. Kreu i qeverisë është shprehur se ndodhia e djeshme ishte e padëgjuar më parë, ndërsa kërkoi durim nga të gjithë qytetarët.
“Ndalimi i dhunshëm i disa iftareve mbrëmë nga paramilitarët e “mbrojtjes së votës” është një çmenduri e padëgjuar! Thirrja ime është qetësi, qetësi, qetësi, durim, durim, durim, besim, besim, besim! E diela do të shënojë fundin e mallkimit të së shkuarës mbi rrugën e shqiptarëve,”-shkruan Rama.