Sipas MeteoAlb vranësira të dendura dhe reshje shiu dominojnë orët e para të ditës në vendin tonë. Parashikohet që mesdita të sjelli intervale me kthjellime për të ri-kthyer sërish rrebeshet e shiut gjatë mbrëmjes dhe natës.
Këto kushte atmosferike mbeten deri mëngjesin e së shtunës. Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes por ulen ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 5°C deri në 17°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi 33 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.