Kryeministri Edi Rama, do të bëjë përmbylljen e fushatës në qytetin e Vlorës në orën 18:00, ku ai kandidon edhe për deputet.
Nga ana tjetër, kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka njoftuar se do të ndalet në disa qytete për mbylljen e fushatës. Itinerari i tij do të jetë si më poshtë:
Do t’a fillojë me tubimin përmbyllës në qytetin e Shkodrës në orën 11:00, më pas do të vijojë me tubimin në qytetin e Lezhës në orën 13:00. Ndërsa më tej do të ndalojë për të bërë përmbylljen e fushatës në Shqipërinë e mesme, me tubimin përmbyllës në Elbasan në orën 17:00, dhe në Tiranë në orën 19:00.
Ndërsa kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi përmbyllë fushatën në Tiranë në sheshin “Nënë Tereza”.