Lidhja mes Anës dhe Arsimin, dy ish-konkurrentët e “Përputhen” përfundoi aq befasisht sa edhe filloi. Ish-çifti bëri papritur publike lidhjen dhe vetëm pak ditë më vonë ndarjen.
Dyshimet nisën me deklaratën e ish-konkurrentes së “Për’puthen” pak ditë më parë në InstaStory ku thoshte në një video se ishte konfuze për ndjenjat e saj.
Më pas, ishte Arsimi ai që konfirmoi zërat për ndarje kur postoi një foto me trofe të Oscar ku shkruante: “Unë personalisht ju prezantoj këtë çmim dhe ju të gjithë keni diçka të përbashkët, emri juaj fillon me A (njerëz të rr emë)”.
Dhe që pas thumbave të parë në rrjet, duket se ish-çifti është i vendosur t’i kushtojë më shumë vëmëndje ndarjes, se sa i kushtuan lidhjes duke thumbuar vazhdimisht njëri-tjetrin. Është Arsimi i fundit i cili ka vazhduar ta thumbojë Anën me postimet e tij.
“E kam mbyllur me ty”- ka shkruar Arsimi në një tjetër story, ndërsa Ana nuk i është kundërpërgjigjur… ende.