Presidenti Ilir Meta mbrëmjen e kësaj të premte ka komentuar opinionin e ambasadores Yuri Kim në lidhje me letrën që ai kishte për Dvoranin por që nuk donte ta publikonte para vendimit të Venecias.
Sipas Metës, ambasadorja Kim e ka kërcënuar dhe e ka marrë në telefon duke i thënë që di disa gjëra për të.
Meta ndër të tjera ka theksuar se ajo nuk mund të ndërhyjë aq thellë në punët e brendshme të Shqipërisë e aq më tepër të thotë se di disa gjëra për presidentin e republikës.
Meta në fjalën e tij ka theksuar se është e pamundur që në ambasadore ti thotë presidentit të republikës se di disa gjëra.
“Ilir Meta këtë fuqi e gjen te raporti i ndershëm me Kushtetutën, SHBA dhe me popullin e Shqipërisë. Meta nuk ka pasur marrëdhënie të mirë me disa ambasadorë amerikanë jo për faj të tij por për faj të të tjerëve. Zonja e nderuar Kim që ka hyrë në këtë lojë më ka thënë se ti ke bërë një letër për Dvoranin, dhe unë i thash që ti thirrin mendjes dhe unë nuk doja që ta botoja këtë letër. Ajo më mori në telefon dhe më tha që mos bëj zhurmë dhe se do respektojmë Venecian dhe më thotë se ne dimë ca gjëra për ty. Çfarë dini ju për mua nxirrini të gjitha i thash për popullin se unë mbroj popullin shqiptar. Por po ja them sot kësaj zonje që provokon presidentin e nxitur nga Rama, se unë respektoj Kushtetutën. Nëse preket vota e popullit, rezultati nuk mund të pranohet. Unë kam shumë respekt për të”, ka thënë Meta.
Meta ka theksuar se ndërkombëtarët nuk duhet që të ndërhyjnë në punët e brendshme të Shqipërisë ndër të tjera ai ka theksuar se ato mjaftojnë që të zbatojnë vullnetin e popullit.
Ndër të tjera ai ka theksuar se nëse Amerika dhe BE ka diçka në kundërshtim me presidentin le të flasin.
“Unë i kam thënë Lu jo ti por as sekretari i Amerikës që ka raketat bërthamore nuk dua t’ja di. Rama është budalla i sëmurë psiqik. Çfarë ka Amerika dhe Evropa për mua le ti nxjerrë. Do të mbajnë krahun e gruas së Bilalit le ta mbajnë është punë e tyre, Partneri ynë është populli i Shqipërisë dhe ato duhet që të respektojnë vullnetin e popullit. Me keni parë ju që të ndërhyj në punën e Amërikës jo”, ka thënë Meta.