Presidenti Ilir Meta ishte i pari nga liderët e shtetit që hodhi votën në kutinë e votimit. Kreu i shtetit së bashku me Monika Kryemadhin votuan në kopshtin nr.31, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. “Sot është dita e sovranit!
Sot është festa e demokracisë!
Votoni! Votoni! Votoni!
Për kushtetutën!
Për republikën!
Për Shqipërinë në Europë!” ishin fjalët e Metës kur votoi me dy gishtat lart. “I ftoj të gjithë të votojnë të lirë për alternativën që besojnë dhe të zgjedhin kandidatët më të ndershëm. Gjithë bota i ka sytë te Shqipëria.Votoni për kë ju do zemra” tha Meta para gazetarëve.