Nexhip Vrenezi është 21 vjeçari, një nga viktimat e sulmit të tmerrshëm terrorist në Vjenë, nga bashkëkombasi i tij, Kujtim Fejzullai.
Siç shkruan sot Daily Mail, Vrenezi, me origjinë shqiptare, u qëllua katër herë kur doli jashtë një lokali ku ishte ulur me shokët, për të pirë një cigare.
Në qytetin e tij të lindjes, Korneuburg 25 km larg Vjenës, miqtë dhe të njohurit e tij dolën për të bërë homazhet dhe nderimet e fundit jashtë bashkisë së qytetit.
Një vajzë e re, la një letër të shkruar me dorë në vendin ku u mblodhën për të bërë homazhet për Nexhipin, u shkruhej:
“Ti ishe një nga njerëzit më të mirë që kam njohur. Do jesh gjithmonë në një cep të zemrës sime. Ishe një person me zemër të mirë, një nga të paktët njerëz besnikë, aq i qeshur’.
Ish-mësuesja e tij Helene Fuchs-Moser tha për BILD: ‘Është një lajm kaq i trishtq. Jam e tronditur. Ende e kujtoj shumë mirë. Ai ishte një djalë i dashur, argëtues dhe i mirë. Dhe po, një musliman’.
Nexhip ishte gjithashtu një adhurues i boksierit britanik Ricky Hatton, luante futboll dhe ëndërronte të kishte një makinë Porsche.
Ai sapo ishte kthyer në shtëpi nga një periudhë gjashtëmujore ku kishte shërbyer në ushtrinë austriake dhe po planifikonte karrierën e tij, teksa dëshirë kishte të studionte mjekësi.
Një shoqe e tij tha: ‘Shumë vajza e ngacmonin sepse ai ishte një xhentëlmen. Ai ishte shumë social, një person shumë i mirë ‘.