Kryetari i PD-së Lulzim Basha nga Elbasani u bëri qytetarëve një tjetër thirrje që të dalin dhe të votojnë për të ardhmen e tyre, pasi kjo është dita e tyre. Basha u shpreh i kënaqur me pjesëmarrjen e deritanishme, por apeloi se të gjithë ata që nuk kanë votuar akoma, të drejtohen drejt qendrave të votimit.
“Pas orarit të drekës familjare, të bukur dhe me diell të dalin të votojnë masivisht. Ka një pjesëmarrje shumë të mirë, por ka akoma qytetarë që duhet t’u drejtohen kutive të votimit, dhe thirrja ime është mos prisni një shans të dytë, masivisht në kutitë e votimit, kanë mbetur edhe tre orë e gjysmë. Kjo është dita juaj, dita e fuqisë suaj me votën tuaj. Ju falënderoj si media për mbulimin” tha ai.