Ilir Meta: Një pjesëmarrje e mrekullueshme. Kjo po ndodh kudo në të gjithë vendin, është një nga ditët më të mrekullueshme të vendit tonë, është dita kur të gjithë shqiptarët kanë mundësinë të tregojnë për besimin që kanë tek vetja. Njëkohësisht kanë treguar respekt të ndërsjellë dhe mirëkuptim. Deri në fund, edhe në ato dy orë që kanë mbetur deri në mbylljen e procesit të votimit. I ftoj të gjithë qytetarët që nuk kanë votuar sepse nuk kanë pasur mundësi, të shkojë të japin votën e tyre, fjalën e tyre të lirë. Të rinjtë të tregojnë se Shqipëria është vendi i tyre. Mbarëvajtja e këtij procesi na rikthen në normalitetin e domosdoshëm të të gjithë institucioneve në vend. Mbarëvatja është vendimtare në çeljen e negociatave me BE. Duhet të vazhdojmë pa ulodhur, pa u dhënë peshën e duhur këtyre problemeve të vogla. Një falenderim të veçantë e kam edhe për mediat.