Mbyllet procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit! Në të gjithë vendin ka nisur procesi i numërimit në qendrat e numërimit. Procesi i votimit ka nisur që nga ora 7:00 e mëngjesit dhe deri në fund kanë ushtruar të drejtën e tyre 717,334 qytetarë shqiptarë, rezultat i lartë në krahasim me vitet e shkuara.
Ndërkohë që 5199 QV kanë pritur 107 mijë e 024 të rinj, të cilët kanë ushtruar votën për herë të parë. Në këto zgjedhje marrin pjesë 12 parti dhe disa kandidat të pavarur nga Lëvizja Vetëvendosje. I pavarur kandidon dhe minatori Elton Debreshi.
Partia Socialiste kërkon të marrë një mandat të tretë, që nuk është dhënë asnjëherë në historinë pluraliste të Shqipërisë, ndërsa opozita, e përbërë nga Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe parti të tjera aleate kërkojnë rotacion.