TIRANË– Kryeministri Edi Rama nuk i ka njohur rezultatet e exit-polleve që e nxorrën humbës pas mbylljes së procesit të votimit, në orën 19:00 të ditës së sotme.
Në një deklaratë për mediat, Rama tha se tashmë është detyra e ccdo vëzhguesi dhe numëruesi që të bëjë numërimin e votave në mënyrë korrekte, me përgjegjësi ligjore e qytetare.
Në fjalën e tij, Rama tha se sot është dita që patronazhistët të qetësohen në shtëoi dhe ta ndjekin që atje procesin e numërimit të votave.
“Përshëndetje të gjithëve. Detyra e çdo vëzhguesi është që me përgjegjësinë më të lartë qytetare dhe ligjore është që të numërojë çod votë në kuti. Hamendjet, exit-pollet, pavarësisht se ne na japin forcë qeverisëse përsëri, I përkasin parashikimeve para ndeshjes. Tani është vetëm rezultati I kutive ai që jep përfundimet e ndeshjes. Ju lutem shumë të përqëndroheni në punën tuaj. Ndërkohë dua që të përsëris atë që të tha Bora para meje, ju falenderoj të gjithëve, dhe patronazhistët tanë që kanë bërë një punë të shkëlqyer. Janë të bindur për rezultatet e punës. Tani është momenti për të gjithë rrjetin e patronazhistëve që të pushojnë dhe të ndjekin nga shtëpia këtë process. Nesër dielli do të lindë përsëri dhe Shqipëria do të buzëqeshë. Ne nuk duam thjesht rezultatin dhe konfirmimin si forcë qeverisëse përsëri, por ne duam që siç ishte sot kjo ditë kaq qytetare falë mirësjelljes demokratike, duhet të jetë edhe në vazhdim. Nga ky process duhet të dalë e fituar Shqipëria,“- tha Rama ndër të tjera.