Të dhënat e fundit të publikuara nga KQZ-ja tregojnë se deri në orën 07:00 të mëngjesit e të sotëm në Shqipërinë e Mesme kryeson Partia Socialiste.
Duke iu referuar numërimit të deritanishëm, në qarkun e Tiranës PS udhëheq me 51.46 %, e ndjekur nga PD me 36.12 %, LSI 6.07 % dhe PSD e drejtuar nga Tomi Doshi 2.84 %. Në qarkun Elbasan, PS deri më tani ka marrë 55.31%, më pas vjen PD me 37.2% dhe LSI me 4.35%.