Kjo javë ka nisur me mot të kthjellët dhe në përgjithësi do të vijojë të mbetet e kthjellët.
Por nga dita e martë e në vijim presim që gjatë orëve të mesditës të kemi zhvillim të vranësirave lokale duke na sjellë edhe ndonjë shi të izoluar, por do të jenë në sasi shumë të pakët.
Meteorologa, Adiola Bami bën me dije se kryefjala e kësaj jave do të jetë mot i kthjellët, gjithashtu temperaturat e larta pasi presim rritje të ndjeshme të tyre, jo vetëm gjatë vlerave të mëngjesit , por edhe gjatë mesditës. Pas ditës së mërkurë deri në fundjave presim temperatura nga 22-23 gradë celsius në zonat malore, ndërsa maksimumi në rang territori parashikohet edhe 28 apo 29 gradë celsius.
Sa i përket Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut kjo javë do të jetë me mot të kthjellët edhe pse herë pas herë do të kemi zhvillim ta vranësirave.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë në rritje. Në Kosovë presim që gjatë fundjavës temperaturat të kulmojnë deri në 26 gradë celsius, ndërsa në Maqedoninë e Veriut vlerat maksimale presim të ngjiten deri në 27 apo 28 gradë celsius.