Vlorë- Dy persona janë konfliktuar me njëri tjetrin në Vlorë, ku si pasojë është plagosur lehtë 37 vjeçari me iniciale F.S.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në lagjen “Partizani”, Vlorë, ku shtetasi V. V., 36 vjeç është konfliktuar me sende të forta me shtetasin F. S., 37 vjeç, i cili ka marrë dëmtime të lehta.
“Rreth orës 12:20, në lagjen “Partizani”, Vlorë, shtetasi V. V., 36 vjeç është konfliktuar me sende të forta me shtetasin F. S., 37 vjeç, i cili ka marrë dëmtime të lehta. Të dy këta shtetas janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.