Mbi gjysmat e kutive të votimit (2891 nga 5199) janë numëruar në të gjithë vendin dhe forcë e parë sipas rezultateve të deritanishme vijon të mbetet Partia Socialiste, e cila ka ‘mbuluar’ në lejla pjesën e Jugut. Me 407,807 vota (48.87 %). Partia Demokratikebashkë me Lëvizjen Socialiste për Integrim janë mjaft të favorizuara në zonën e Veriut. PD-ja ka 327689 vota (39.27 %), ndërsa LSI-ja ka 5827 vota (6.98 %). Partia e katërt në rang vendi është PSD-ja e Tom Doshit me 17611 vota, ose 2.11 %.
Nga të gjithë kutitë e hapura është vënë re një trend; PS dhe LSI kanë pësuar rënie në elektorat, ndërsa PD ose ka rritje, ose nuk ka humbur asnjë votë nga zgjedhjet e 2017. Edhe në ato që mund të cilësohen si bastione të sigurta të PS-së, socialistët kanë shënuar rënie në rezultat, duke i krahasuar shifrat me ato ç’ka fituan në vitin 2017. Po ashtu të njëjtin trend por edhe më drastik ka LSI-ja. Mesa duket dy forcat e majta nuk kanë punuar mjaftueshëm me bazat duke i cilësuar si të sigurta, por rezultatet tregojnë se kanë gabuar.
Ndërkohë, numërimi i kutive të votimit është mbyllyr në 14 bashki.
Këlcyra: PS- 1750 vota, PD-AN-1070 vota dhe LS-509 vota
Memaliaj: PS-3271 vota, PD-AN-1404 vota dhe LSI 100 vota
Përmet: PS- 3648 vota, PD-AN-2024 vota dhe LSI 582vota.
Himarë: PS-3447 vota, PD-AN- 1854 vota dhe LSI-341vota.
Pustec: PS-867 vota, PD-AN-473 vota dhe LSI-168 vota.
Poliçan: PS-3871 vota. PD-AN- 1045 vota dhe LSI 864 vota.
Kolonja: PS- 3666 vota, PD-AN- 2299 vota, LSI 763 vota dhe PSD 68 vota.
Has: PD-AN- 4576 vota, PS- 2735 vota.
Tropojë: PD-AN- 6443 vota, PS- 3094 vota.
Skrapar: PS: 3 547 vota, LSI-2 174 vota, dhe PD- 776 vota.
Klos: PD-AN- 3738 vota, PS- 3702 vota dhe LSI-171 vota.
Mirditë: PD –AN- 5915 vota, PS-4864 vota dhe LSI- 1143 vota.
Dropull: PS- 1531 vota, PD-AN- 592 vota dhe LSI 599 vota.
Cërrik: PS- 7798 vota, PD-AN- 3981 vota dhe LSI-1175 vota.
Partia Socialiste kërkon të marrë një mandat të tretë, që nuk është dhënë asnjëherë në historinë pluraliste të Shqipërisë, ndërsa opozita, e përbërë nga Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe parti të tjera aleate kërkojnë rotacion. Exit Poll-et kanë nxjerrë fituese Partinë Demokratike, edhe pse rezultati ka qenë i ngushtë. Mesa duket do të jenë mandatet e LSI-së ato që do të vendosin krijimin e qeverisë së re.