Është tensionuar situata në një KZAZ në Vlorë. Disa vota të numëruara janë bërë shkak i një konflikti mes komisionerëve të Partisë Socialiste dhe atyre të LSI-së dhe PD-së.
Rasti është denoncuar nga kandidatja e LSI-së në Vlorë, Griseljda Myslymi. Konflikti mësohet se ka nisur pasi disa vota që i përkisnin LSI-së, por për shkak të shënimit janë shpallur të pavlefshme dhe më pas i kanë kaluar socialistëve.