Presidenti amerikan Joe Biden ka paraqirut përpara senatit planin e tij ekonomik gjithë-përfshirës, i cili parashikon investime për punë, arsim dhe kujdes social në fjalimin e tij të parë në një sesion të përbashkët të Kongresit. Ai e quajti atë një “investim një herë në një brez në historinë amerikane”.
Por plani i tij do të përballet në Kongres para se të aprovohet nga senati amerikan. Plani i Joe Biden është përballur me një kundërshtim të gjerë nga Partia Republikane, e cila nuk ka gjasa të mbështesë rritjen e taksave ndaj të pasurve dhe të shpenzimeve qeveritare.
Të Mërkurën Presidenti Joe Biden tha ” Ka ardhur koha që të pasurit e Amerikës të paguajnë atë që u detyrohen popullit” ta Z.Biden në një fjalim ndaj reprezantuesve të senatit që kundërshtuan planin e tij. “Nëse ne nuk jemi në gjendje të rishikojmë statusin tonë social dhe ekonomik ne nuk do të jemi më në gjendje të eksiztojmë si shtet në 30 vitet e ardhshme” shtoi Biden para se të largohej.
Sondazhet tregojnë që rreth 72% e popullit amerikan e mbështesin planin ekonomik të Joe Biden dhe që vetëm 12% të popullit mbështesin vendimin e senatorëve që dëshirojnë qëplani të anullohet ose të rivlerësohet. Gjithsesi plani ekonomik është vetëm një nga sfidat e shumta që presidenti i ri amerikan do të përballojë në vitet e ardhshme të mandatit të tij.