Kosovë- Pas dorëheqjes së Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, ne vendin e tij është vendosur Vjosa Omani.
Vjosa Osmani, e cila ishte kryeparlamentare e Kuvendit të Kosovës, tashmë do të jetë presidente e vendit përkohësisht. Sipas mediave fqinje ajo ka marrë këtë post bazuar në Kushtetutën e Kosovës, në të cilën shkruhet se kur postin i Presidentit mbetet vakant atëhere kryeparlamentari merr përkohësisht detyrën.
Në rast se Presidenti i Republikës së Kosovës përkohësisht nuk është i aftë për të përmbushur përgjegjësitë e tij/saj, ajo/ai mund t’ia kalojë vullnetarisht detyrat e postit të tij/saj, Kryetarit të Kuvendit, i cili do të jetë ushtrues i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës. Urdhri i Presidentit për kalimin e përgjegjësive duhet të përmbajë veçanërisht arsyet dhe kohëzgjatjen e kalimit të përgjegjësive, nëse ka njohuri për to. Presidenti i Republikës së Kosovës do të rifillojë ushtrimin e përgjegjësive kur të jetë në gjendje t’i ushtrojë përgjegjësitë, dhe kështu Kryetarit të Kuvendit i pushon posti i ushtruesit të detyrës së Presidentit”, thotë Neni 90 [Mungesa e Përkohshme e Presidentit], e Kapitullit V të Kushtetutës së Kosovës.