Partia Socialiste ka marrë gjithsej 768 mijë vota në zgjedhjet e 25 prillit, duke marrë shumicën me 46.48%, që përkthehet në 74 mandate në Kuvend.
Më i votuari i Partisë Socialiste është Taulant Balla, me 21.6 mijë vota.
I dyti është Fatmir Xhafaj, me 16.7 mijë vota. Xhafaj, me karrierë në Partinë Socialiste dhe ish ministër, ishte në listën e pasigurt por ka hyrë në Kuvend pasi ka thyer herësin, duke nxjerrë nga lista Ervin Bushatin, i cili ndonëse ishte i treti në renditje ka marrë më pak vota.
I treti është Edi Rama, në Durrës, me 15.9 mijë vota.
Pas Ramës renditet Ornaldo Rakipi, një emër i panjohur në politikë, që ka mundur të gjithë politikanët e tjerë të njohur, duke marrë 15.7 mijë vota. Rakipi ishte I treti në listë, pork a thyer herësit, duke hyrë në Kuvend, pasi ka zhvendosur Fidel Yllin (edhe ky njësoj si Bushati kishte marrë më pak vota nga listat e hapura)
Pas tij është Erjon Brace, me 15.6 mijë vota.