Shtetet e Bashkuara kanë vaksinuar plotësisht më shumë se 100 milion persona kundër Covid-19, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve – një moment historik për një të ardhme të sigurt.
Megjithëse 40% e të rriturve janë vaksinuar, SHBA ka ende punë për të arritur imunitetin e tufës të 70-85% të popullsisë sipas Dr. Anthony Fauci. Dhe zyrtarët shëndetësorë thonë se mënyra e vetme për të mbajtur nën kontroll pandeminë është rrija e procesit të vaksinimit.
Rënia në shkallën e vdekshmërisë dhe rritja e shkallës së vaksinimit do të rriste shpresat që vendi të rihapej deri më 1 korrik, tha të premten shefja e CDC Rochelle Walensky.
“Ne jemi përqendruar në vaksinimin e njerëzve dhe uljen e nivelit të rasteve,” tha ajo në një konferencë për shtyp të Shtëpisë së Bardhë.
Por, ajo paralajmëroi se, “virusi na ka mashtruar më parë”, dhe do të jetë thelbësore që të respektohen disa masa në muajt në vazhdim.