Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, në Ditën e Lirisë së Medias, është shprehur se SHBA mbështet sigurinë e gazetarëve dhe punonjësve të medias.
Sipas Yuri Kim Demokracia kërkon liri të shprehjes si dhe kërkon qasje në informacione të sakta dhe faktike nga media të pavarura.
“Në Ditën e Lirisë së Medias, SHBA riafirmon mbështetjen për lirinë e shtypit dhe për sigurinë e gazetarëve dhe punëtorëve të medias në të gjithë botën, përfshirë Shqipërinë. Demokracia kërkon liri të shprehjes dhe qasje në informacione faktike dhe të sakta të siguruara nga media të pavarura.” shkruan Yuri Kim.