Itali- Qeveria italiane ka miratuar një plan për të furnizuar Koloseun antik të Romës me një dysheme të re, duke u dhënë vizitorëve mundësinë që të qëndrojnë atje ku gladiatorët luftonin.
Ministri i Kulturës Dario Franceschini tregoi planin e tij për të ndërtuar një dysheme prej druri në fondacionet e Koloseut. Frima italiane inxhinierike Milan Ingegneria fitoi kontraktën prej 18.5 milionë eurosh për të vazhduar projektin ambicioz.
Aktualisht monumenti 2,000 vjeçar nuk ka dysheme. Ajo u hoq nga arkeologët në shekullin e 19-të, duke ekspozuar rrjetin nëntokësor të tuneleve ku mbaheshin gladiatorët dhe kafshët para se beteja të fillonte. Dario Franceschini tha se kati i ri i “jashtëzakonshëm” do t’i lejojë vizitorët të “shohin madhështinë e Koloseut” nga qendra e tij.
“Ky është një hap para drejt rindërtimit të arenës, një projekt ambicioz që do të ndihmojë në ruajtjen e strukturave arkeologjike dhe të kthejë imazhin origjinal të Koloseut” tha Franceschini. Qeveria italiane shpreson që investimet mbi Koloseun do të ndihmojnë në zhvillimin dhe riaktivizimin e ekonomisë italiane e cila u dëmtua nga pandemia e COVID-19 në 2020.