Gjenevë, Zvicër - Tre vjet më parë, në Samitin e Londrës të vitit 2018, të zhvilluar në kuadër të Procesit të Berlinit, 6 qeveri të Ballkanit Perëndimor u zotuan të intensifikonin luftën kundër korrupsionit. Raporti i publikuar ditën e djeshme ofron një përmbledhje të procesit të angazhimeve ndërkombëtare ekzistuese anti-korrupsion në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe vë në pah korrupsionin e organizuar në Ballkanin Perëndimor, ndjekin mbarëvajtjen e zbatimit dhe vë në pah zotimet e marra dhe progresin e realizuar që prej vitit 2019. Dy raportet e reja të publikuara nga "Infrastruktura e Integritetit", autor i Uglješa Ugi Zvekić, Sunčana Roksandić dhe gjashtë ekspertë të shoqërisë civile anti-korrupsion nga rajoni, u publikuan të hënën në 3 maj.
Dy raporte të reja të hartuara në kuadër të Iniciativës Globale “Infrastruktura e Integritetit” hedhin dritë mbi fenomenin e “korrupsionit të organizuar” në Ballkanin Perëndimor dhe monitorojnë implementimin e masave antikorrupsion të ndërmarra nga qeveritë e rajonit në kuadër të Procesit të Berlinit.
Raporti i shoqërisë civile është hartuar në bazë të analizave të realizuara nga ekspertë antikorrupsion nga gjashtë vende të BallkanitPerëndimor, të cilët kanë vëzhguar korrupsionin dhe impaktin që ai sjell në qeverisjen e çdo vendi të rajonit, si dhe kanë monitoruar kuadrin ligjor antikorrupsion dhe përpjekjet e qeverive për t`u përballur me korrupsionin.
Është një nga të paktat në mos e vetmja, analizë e plotë në kuadër të implementimit të zotimeve antikorrupsion të marra në Procesin e Berlinit të vitit 2018.
Një raport i dytë, i titulluar Ekonomia Politike e Korrupsionit të Organizuar dhe Antikorrupsionit, vëzhgon faktorët, të cilët ndikojnë në lulëzimin e krimit të organizuar në rajon dhe impaktin që ai sjell.
Raporti vë në pah se, ndërkohë që një progres i rëndësishëm është bërë në lidhje me hartimin e legjislacionit të duhur antikorrupsion, në ngritjen e institucioneve dhe në hartimin e strategjive, efektiviteti i gjithë këtyre masave lë shpesh për të dëshiruar. Rezultati është ai që raporti e quan “korrupsioni i organizuar – një simbioze e krimit të organizuar, metodave kriminale dhe nivelit të lartë të korrupsionit, gjë e cila krijon një ekosistem të deformuar, që pasuron dhe mbron më të pushtetshmit.
“Korrupsioni i organizuar nuk ka të bëjë vetëm me përfitimet e paligjshme, të ngritura në sistem dhe ndikimin e panevojshëm në vendimmarrje, por ka të bëjë gjithashtu edhe me “blerjen” dhe “influencimin” e opinionit publik për të përfituar ose për të qëndruar në pozitat e pushtetit politik dhe ekonomik”, – shpjegon hartuesja kryesore e raportit, Uglješa (Ugi) Zvekić.
John Penrose, një deputet dhe Ministri Antikorrupsion i Mbretërisë së Bashkuar dhe Mark Shaw, Drejtor iIniciativës Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar mirëpritën vëmendjen në rritje që po merr lufta ndaj korrupsionit nën kujdesin e Procesit të Berlinit, duke thënë: “Ne shpresojmë që këto raporte do të ndihmojnë në të ardhmen edhe nisma të tjera, të vazhdueshme antikorrupsion,siçështë ajo e Udhërrëfyesit të Antikorrupsionit dheFinancave të Paligjshme.”
Ata theksuan: “Këto raporte hedhin themele të shëndosha në monitorimin sistematik të zotimeve të marra në kuadër të implementimit të masave antikorrupsion dhe bashkëpunimit ndërkombëtarë, si dhe do të forcojnëluftën tonëkundër korrupsionit.”
Raporti përmban rekomandime se si ta shndërrosh kulturën e krimit dhe të korrupsionit në një klimë integriteti, në mënyrë që të sigurosh që të gjithë të jenë të barabartë përparaligjit.