Seanca e parë plenare, pas zgjedhjeve të 25 prillit, u drejtua nga zëvendës kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, Vasilika Hysi.
Bashkim Fino i cili u nda nga jeta në 29 mars 2021, pas komplikacioneve që i shkaktoi koronavirusi. Ndërkohë në ulësen e Finos në Kuvend janë vendosur disa lule të bardha në shenjë respekti për të ndjerin.
“Më lejoni të përfitoj nga rasti për të kujtuar atë që kemi kujtuar para disa ditësh. Kemi humbur një shok, mik, koleg, profesionist të shkëlqyer, ish-kryeministrin në ditët më të vështira që ka kaluar vendi, shokun tonë të mirë Bashkim Fino. Ne sot do e kujtojmë mikun tonë si një koleg serioz, shok i mirë, që i jepte zgjidhje në situata të vështira që kemi pasur në Kuvend dhe jashtë.
Pak fliste në seancat plenare, por ishte i përfshirë në komisione. Ne të gjithë do e kujtojmë për seriozitetin, profesionalizmin, për kujdesin që tregonte për të respektuar figurën e deputetin, për zbatimin sa më të mirë të reformave. Ne e kemi humbur atë atëherë kur Shqipëria po fitonte betejën me COVID-in. Më lejoni të mbajmë një minutë heshtje!”, u shpreh Vasilika Hysi teksa të gjithë mbajtën një minutë heshtje për Bashkim Finon.