Kryeministri Edi Rama është duke mbajtur nga Rinasi një konferencë të përbashkët me Komisionerin për Zgjerim Oliver Varhelyi. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë tha se komisioneri Varhelyi ka qenë në këtë kohë pandemie, zëri i arsyes në KE që Ballkani Perëndimor të mos mbetej jashtë skemës së shpërndarjes së vaksinave.
Rama solli gjithashtu në vëmendje se falë komisionerit për Zgjerim, KE u kthye në një motor solidariteti për planet e rimëkëmbjes dhe për vaksinimin e vendeve Evropiane. Kryeministri deklaroi po ashtu se Komisioni Evropian ka miratuar edhe disa paketa të tjera ndihmëse për rimëkëmbje dhe për vaksinim. Shuma totale, sipas tij, shkon në 2.2 miliardë euro.