Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi në konferencën e sotme të zhvilluar sëbashku me kryeministrin Edi Rama në Rinas, deklaroi se Bashkimi Europian e ka mbështetur dhe do të vijojë të jetë në mbështetje të Shqipërisë për të përballuar pandeminë.
Ai gjithashtu foli për procesin e zgjedhjeve të 25 prillit për të cilën theksoi se e ka ndjekur me shumë kujdes dhe se sipas tij fushata zgjedhore ka qenë e zjarrtë, ndërsa theksoi se pa një Parlament të plotë rruga drejt Bashkimit Europian do të jetë e vështirë.
“Në Shqipëri ne kemi një ambasador shumë të mirë në Shqipëri dhe kemi qenë në kontakte edhe për procesin e zgjedhjeve. Rezultatin e kam ndjekur nga afër, dhe pas një fushate zgjedhore të zjarrtë, ne dëshirojmë të shikojmë të gjitha parregullsitë qoftë edhe blerjen e mundshme të votave. Pra pas rezultateve përfundimtare do të na duhet që Kuvendi të fillojë nga puna për rrugëtim drejt BE. Pa një parlament të plotë rruga drejte-së do të jetë e vështirë”, tha ai.