Nënkryetari i Bashkisë së Krujës Florind Cerhozi është kërcënuar për shkak të detyrës, nga një person, i cili tashmë është marrë nën hetim nga policia e Krujës.
Bëhet fjalë për shtetasin M. H., 66-vjeç, ndaj të cilit nënkryetari i Bashkisë ka bërë denoncim.
“Specialistët për hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë proceduan penalisht, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, shtetasin M. H., 66 vjeç, pasi ka kanosur për shkak të detyrës shtetasin Florind Cerhozi, 37 vjeç, me detyrë nënkryetar i bashkisë Krujë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia.