Vitalik Butterin është vetëm 27 vjeç dhe është regjistruar si miliarderi më i ri në botë. ‘Ethereum’, kriptomonedha e dytë më e famshme dhe më e vlefshme ka bërë që Butterin të kryesojë listën e miliarderëve më të rinj në botë.
Butterin ka në pronësinë e tij mbi 330 mijë monedha me Ether, me vlerë 1.09 miliardë dollarë. Monedha digjitale, e krijuar në vitin 2012, ka një vlerë tregu prej 376 miliardë dollarësh.
Së fundmi, Ether kaloi vlerën e 3 mijë dollarëve për monedhë duke shënuar një rritje me 325% për 4 muajt e parë të vitit 2021.
Blerja e Ether është rritur vrullshëm me nisjen e vitit 2021, paralelisht me rritjen e njerëzve për financa të pakontrolluara.
Butterin ka lindur në Moskë, në vitin 1994, dhe u zhvendos më vonë me familjen në Kanada ku krijoi dhe monedhën digjitale. Më herët, Butterin punonte në revistën e Bitcoin, që tashmë është edhe rivali kryesor.
Së fundmi, 27-vjeçari miliarder dërgoi 600 mijë dollarë në Indi për të ndihmuar luftën kundër Covid-19.