Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka zhvilluar një konferencë për mediat me ministren për Bashkimin Europian dhe Kushtetutën, Karoline Edstadler.
Në fjalën e saj Xhaçka tha se Shqipëria vijoi angazhimin e saj drejt rrugës së BE-së pavarësisht kushteve të vështira të krijuara nga pandemia e Covid-19.
“Shqipëria po ndjek nga afër diskutimet që po zhvillohen në BE mbi lehtësimin e kufizimeve në lëvizjen drejt vendeve të unionit dhe mbi krijimin e një certifikate turizmi. Në kushtet aktuale qoftë për arsye turizmi apo familjare e pune mobiliteti i njerëzve midis Ballkani perëndimor dhe Bashkimi Europian është shumë i rëndësishëm, ndaj solla në vëmendje nevojës që të lehtësohen sa më shumë pengesat për rajonin tonë që është pjesë e Europës dhe integruar gjithnjë edhe më ngushtë në tregun e brendshme të BE-së si pjesë e përgatitjes për integrim”, tha Xhaçka.
Ndërkohë ministrja austriake, Karoline Edstadler përgëzoi zgjedhjet e mbajtura në 25 prill.
Ajo gjithashtu theksoi se Shqipëria ka punuar shumë në rrugën drejt Bashkimit Europian, ndërsa tha se beson në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.