Meghan Markle ka fituar një tjetër betejë ligjore në luftën e saj kundër mediave “Mail on Sunday” dhe ‘”Mail Online”. Sipas disa raportimeve, Gjykata e Larta në Londër ka vendosur të mërkurën se Dukesha e Sussex zotëron të drejtën e vetme të letrës që i shkroi babait të saj, Thomas Markle, pak muaj para martesës së saj me Princin Harry.
Avokatët e “Associated Nwspapers Limited” më parë ngritën pretendime se ish-shefi i komunikimit të Pallatit Mbretëror, Jason Knauf, kishte një pjesë të drejte të letës, sepse kishte parë një version të hershëm të letrës dhe kishte luajtur rol në shkrimin e saj. Por Knauf i ka hedhur poshtë këto pretendime në gjykatë dhe gjithashtu u vendos se as Pallati Mbretëror nuk ka pasur të drejta mbi letrën.
Megjithatë është zbuluar se Meghan ka ndarë një pjesë të letrës me Harry-n dhe Knauf për mbështetje, pasi ky ishte një proces shumë i dhimbshëm për të. Në muajin shkurt, Meghan fitoi gjyqin e saj të privatësisë kundër Associated Nwspapers. Mark Warby, një gjyqtar në Londër, vendosi se The Mail on Sunday cenoi priatësinë e Meghan duke publikuar një letër që ajo i kishte dërguar babait të saj në gusht të 2018-s.
Meghan ngriti padinë e saj kundër Mail on Sunday për 5 artikuj nga shkurti i 2019-s. Këta artikuj përfshinin disa pjesë të një letre me shkrim që Markle i dëërgoi babait të saj, pasi ai nuk mori pjesë në dasmën e saj me Princin Harry, që u mbajt në maj të 2018-s.