Me siguri keni hasur probleme me Instastories kur doni të kuptoni se çfarë thuhet në një video, por nuk mund ta dëgjoni me zë për të mos shqetësuar të tjerët. Ose thjesht nuk e kuptoni një theks të caktuar. Epo, ky problem mori fund, pasi Instagram tani po shton Captions Sticker (përshkrime me stickers) në Story-t e tij, dhe së shpejti edhe në Reels, që do të gjenerojnë titra automatike për eksperiencë më të mirë për ata që kanë vështirësi në dëgjim, për ata që nuk e kanë anglishten gjuhën e tyre amtare dhe për gjëra të tjera të ngjashme.
Titrat aktualisht janë në dispozicion në Instagram TV dhe Threads, por tani do të jeni në gjendje t’i shtoni në Stories dhe më vonë në Reels gjithashtu. Thjesht duhet të shtoni një captions sticker në Story-n tuaj përpara se ta postoni dhe Instagrami do ta gjenerojë automatikisht.
Ju mund të rregulloni llojin dhe ngjyrën e titrave dhe madje të modifikoni tekstin nëse titrat dalin gabim, përpara se ta postoni.
Kjo risi në Instagram Stories tani është në dispozicion në vendet anglishtfolëse, por do të zgjerohet së shpejti edhe në vende të tjera. Për të krijuar një ide se si do të duket Captions Sticker, hidhini një sy videos më poshtë.