Rëndohet bilanci i ngjarjes së sotme në Elbasan! Mësohet se ish-polici me iniciale K.B., ka vrarë bashkëshorten e tij. Po ashtu mësohet se i plagosur ka mbetur edhe një efektiv policie. Ky i fundit është plagosur në këmbë dhe më pas është fshehur pas makinave, për t’u shpëtuar të plumbave të 68-vjeçarit.
Si pasojë e të shtënave është plagosur në këmbë edhe një kalimtar i rastit, shtetasi Gezim Toçila, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Eshtë dëmtuar në dorë dhe pasi ka marrë mjekim ka dalë nga spitali edhe shtetasi Adriatik Kolaj, dyshohet nga ndonjë cifël guri.
Ndërhyrja e shërbimeve të Policisë ka bërë të mundur kapjen dhe prangosjen e autorit, si dhe sekuestrimin e armës së zjarrit tip kallashnikov.
Ja njoftimi i policisë për ngjarjen
Elbasan/Informacion paraprak
Rreth orës 12:15, në afërsi të Gjykatës, shtetasi K. B., 58 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të bashkëshortes së tij, shtetases L. B., 54 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.
Si pasojë e të shtënave është plagosur në këmbë edhe një kalimtar i rastit, shtetasi G. T., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu është paraqitur në spital, i dëmtuar në dorë, edhe shtetasi A. K., i cili pasi ka marrë ndihmën mjekësore është larguar për në banesë.
Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë ka bërë të mundur kapjen dhe prangosjen e autorit, sekuestrimin e armës së zjarrit tip kallashnikov dhe të një arme të ftohtë thikë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes