Një 65-vjeçar është aksidentuar tek kryqëzimi i Vorrit të Bomit.
Policia bën me dije se i lënduari është dërguar në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shoferi ndodhet në vendngjarje.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 05.11.2020, rreth orës 15:15, tek kryqëzimi i Vorrit të Bomit, mjeti me drejtues shtetasin I.G., ka aksidentuar këmbësorin shtetasin E.B., 65 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit ndodhet në vendngjarje.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.