Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur për marrëdhëniet me Bashkimin Europian dhe me Kinën.
Rama thotë se në vendin e tij nuk ka rëndësi kush fiton apo humb zgjedhjet, për Shqipërinë rruga e vetme dhe fundore është BE.
Ai kujtoi se BE fillimisht e la Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor jashtë skemës së vaksinave, teksa sa për Sinovac ai theksoi se dozat u morën nga Turqia, ndërsa siguroi se marrëdhëniet Shqipëri-Kinë janë thjesht normale dhe s’ka asgjë speciale.
‘’Është e vërtetë, që Shqipëria pak rëndësi ka kush humb apo fiton në zgjedhjet e saj, kur bëhet fjalë për BE. Opinioni publik shqiptar është shumë pro BE-së, shumë pro perëndimor. Nuk ka asnjë dyshim, që shtegu europian nuk është një nga zgjedhjet për ne, është zgjedhja e vetme dhe fundore për ne. Për disa vende të tjera në rajon, që ka aktorë të tjerë me ndikim mjaft të rëndësishëm. Por kjo nuk mendoj se është si Shqipëria, ne kemi marrëdhënie të tllojeve të ndryshme me të t jerat, por askush s’është zëvendësuese e BE.
Si objektivi, si destinacioni, si partneri ynë. Kështu që po mendoj që se ka shumë çështje me të cilat duhet të merremi gjatë kësaj kohe.
Ne u lamë jashtë skemës së shpërndarjes së vaksinave në fillim. Kur them ne, jo vetëm Shqipëria, por gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor. Kjo fqinjësi, lagj e Europës, e rrethuar nga kufijtë. Na u desh të vepronim vetë, të vepronim individualisht. Për ne shkoi mirë, bëmë kontratë me Pfizer, dhe me AstraZeneca. E për të qenë të saktë, Sinovac nuk e morëm nga Kina, por distributori në Turqi. Marrëdhëniet tona me Kinën janë normale, dhe normalja në këto marrëdhënie s’ka asgjë speciale.’’- tha Rama.