Një person i armatosur ka terrorizuar banorët e Këlcyrës mesnatën e djeshme me qytën e automatikut. S.A mendohet se është personi qe ka dalë në qendër të qytetit të Këlcyrës duke gjuajtur me armë në ajër e duke kërcënuar kalimtarët e paktë që gjendeshin rastësisht në qendër.
Menjeherë është dashur ndërhyrja e policisë për të parandaluar veprimet e mëtejshme të agresorit të cilat mund të ishin të rënda. Me ndërhyrjen e policisë personi që ka qëlluar u ndalua dhe u shoqërua në ambientet policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.
Ende nuk dihet arsyet e një veprimi të tillë dhe të dhëna të tjera mbi agresorin i cili ka terrorizuar banorët.